SHBA i refuzon vizën një tjetër politikani të fuqishëm

0
323

Liviu Dragnea një ndër politikanët më të fuqishëm të Rumanisë i dënuar për korrupsion, i është ndaluar hyrja në SHBA. Dragnea është ish- kryetar i Partisë Social Demokratike në pushtet dhe është dënuar me tre vite burg. Bashkë me ish-politikanin europian, u ndalohet hyrje në tokën amerikane dhe dy fëmijëve të tij, Valentinit dhe Aleksandra Dragnea.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se po ndalon një politikan të burgosur të hyjë për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion. Dragnea u zbulua se kishte ndërhyrë për të punësuar dy gra nga partia e tij, të cilat do të paguheshin me të ardhurat shtetërore.

Deri në dënimin e tij në maj, Dragnea u konsiderua politikani më i fuqishëm i vendit edhe pse nuk mund të bëhej kryeministër për shkak të një dënimi të vitit 2016 për manipulim të votave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here