Pas takimit me Kryemadhin, reagon Basha dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Si do të vijojë aksioni opozitar

0
269

Kreu demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se segmentet rrugore Vlorë-Orikum dhe Milot-Balldren përbëjnë dy skandalet e tjera të qeverisë Rama, duke vjedhur nga xhepat e shqiptarëve miliona euro.

“Koncesionet Milot-Balldrëm dhe Vlorë-Orikum janë një aferë e tmerrshme korruptive. Duan të bëjnë shqiptarët të paguajnë çmim 5 herë më të lartë. Duan të vjedhin me një firmë 200 milionë euro.

Rama nuk heq dorë nga grabitja dhe vjedhja. Nuk ofron asnjë gjë tjetër veçse të vjedhë deri në çastin e fundit sa të jetë aty.

Ndërtesa që ndodhet pas selisë të PD-së (Parlamenti), është kthyer në noter të hajdutërisë. Kjo vërteton që me Edi Ramën nuk do të ketë as zhvillim, as mirëqenie, as punësim, por vetëm vjedhje. Sa më shpejt ta largojmë këtë kryeministër hajdut, që përdor parlamentin për të vjedhur.

Nuk kanë për ti marrë këto para të shqiptarve dhe nuk kanë për ti gëzuar dot. Kjo sepse angazhimi im dhe i Partisë Demokratike, është anulimi i çdo konçesioni, konfiskimi i tyre dhe rikthimi i parave te qytetarët shqiptarë”, – u shpreh Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here