Në kuadër të projektit me titull “Mbështetje për kthim të qëndrueshëm të personave të zhvendosur nga Kosova”, që financohet nga BE e të cilin në praktikë e realizojnë organizatat ASB dhe CenTrir, si dhe qyteti i Krushevcit (në Serbi), personave të larguar serbë që dëshirojnë të kthehen në vendlindjen e tyre në Kosovë, i jepet si mbështetje një vlerë 2.500 euro si dhe trajnim për hapje të vendit të ri të punës. Thirrja e shpallur ka të bëjë me personat e zhvendosur të cilët jetojnë në Krushevac, Kragujevc, Kralevë, Çaçak, Rashkë, Arangjellovac, Tërstenik, Banje të Vranjës, Vranjë e Bujanovc. Përmes këtij projekti, siç raportohet, do të sigurohen pajime për 54 familje dhe trajnimi për hapjen e punës së re për 90 familje.