Katarina Pejoviç është një nga kandidatet për zgjedhjet presidenciale në Kroaci. Kandidatja që vjen nga Fronti i Punëtorëve është kritikuar disa herë për deklaratat e saj të kontestuara populiste në media. Partia e Frontit të Punëtorëve është krahasuar me Partinë Komuniste, por sipas Pejoviç ata janë demokratë. E pyetur për rolin e serbëve në Kroaci, kandidatja për presidente ka dhënë një deklaratë interesante. “Serbët luajnë rolin e hebrenjve sot në Kroaci. Ata përdoren për të homogjenizuar shumicën e njerëzve kundër pakicës”, ka thënë Pejoviç.