Fundoset “tmerri” i Shkodrës, merrte çfarë i ‘dilte’ përpara

0
365

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve. Operacioni “The third time” arrestoi shtetasin  A.RR., i dënuar dy herë më parë për vjedhje.

“Ky shtetas ushtronte veprimtarinë kriminale në mënyrë të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës, kryesisht të automjeteve duke thyer xhamin e pasëm trekëndësh të mjetit, vidhte biçikleta,  banesa dhe zyra të firmave të ndryshme, duke marrë sende me vlerë dhe pajisje kompjuterike” thotë policia.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi disa biçikleta, sende të tjera që dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur në automjete, banesa apo zyra firmash private, si dhe mjetet që përdorte për të kryer vjedhjet.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here