Pas spekulimesh të shumta për nisjen e formatit reality-show këtë sezon të ri, më në fund e kemi një konfirmim.
“Big Brother” po rikthehet në “Top Channel” dhe madje është bërë i ditur vendi ku do të jetë shtëpia.
Skenografi Fatmir Minga ka rrëfyer për “Top Channel” se reality-show do të rikthehet shumë shpejt në ekran dhe që tani kanë nisur përgatitjet e shtëpisë.
Minga ka treguar se “Big Brother” kësaj here nuk do të jetë larg studiove të “Top Channel”, por në studion e re “Nova”.
“Jemi në ambientet ku posa kanë filluar punimet e BIG Brother-it. Kam një kënaqësi ta them sepse për Big Brother është hera e parë që kthehet në shtëpi, gjithmonë kemi pasur ambiente jashtë televizionit. Do të jetë një BIG BROTHER i madh siç di të bëjë TOP CHANNEL , me studio gjigante dhe përgjegjësi maksimale nga ana vizuale.”- ka thënë skenaristi.
Arbana Osmani pak ditë më parë postoi në InstaStoryn e saj foto nga koha kur prezantonte shown e madh duke e lënë audiencën të kuptoi se moderatoria do ti rikthehet përsëri moderimit të “Big Brother”