Qëndrimi ndaj reformës në drejtësi, Arben Ristani këshillon Bashën: Kjo është lëvizja që duhet të bësh

0
346

Ish Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani në një status në Facebook shkruan se PD-ja ndoqi strategjinë e gabuar për të mundur Ramën duke dalë nga sistemi dhe ajo është e destinuar të dështojë.

Sipas tij, me këtë veprim, opozita nuk ka bërë gjë tjetër, veçse i ka dhënë kryeministrit mundësinë që të ketë në dorë të gjitha pushtetet dhe t’i krijojë hapësira krimit, të shkatërrojë dhe zhvatë pasuritë e shqiptarëve dhe te ardhmen e fëmijëve tanë.

Statusi

Nxjerrja e vendit nga qorsokaku politik, nga impasi i sistemit, i cili nxit ne menyre artificiale krizen ne cdo fushe, ne nje vend demokratik, ka vetem nje ilac baze: opoziten e vertete, te fuqishme, parimore, te njerezve te ketij vendi, te perfaqesuar nga kontributore te besueshem publik.

Interesi themelor i cdo shqiptari eshte, te ruaje demokracine si sistem politik.

Strategjia e PD, per te mundur Ramen dhe Rilindjen, nepermjet daljes nga sistemi, rezulton te jete rruge e gabuar. Kjo, jo se Rama dhe krimi jane te forte dhe te pathyeshem, perkundrazi, Rames i ka mbaruar koha morale per te qeverisur.

Eshte strategjia antisistem, e ndjekur nga opozita, ne thelb e gabuar dhe e destinuar te deshtoje, e cila i jep Rames mundesine te kete ne dore te gjitha pushtetet dhe ti krijoje hapsira krimit, te shkaterroje dhe zhvate pasurite e shqiptareve dhe te ardhmen e femijeve tane.

Rikthimi i opozites ne sistem, tashme, ne kete faze ku ndodhemi, nuk behet me pretendime, por me veprime qe provojne qenien pro sistem.

Prova kryesore sot, pro sistem, eshte qendrimi ndaj reformes ne drejtesi dhe kontributi konkret per ta mbeshtetur ate, per ta permiresuar ate, dhe per te mirpritur rezultatet e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here