Telenovelës “Mauro Ikardi” i ka ardhur fundi. Sulmuesi argjentinas ka ndryshuar përfundimisht destinacion dhe këtë sezon do mbajë veshur fanellën e PSG-së në kampionatin francez.
Lajmin e konfirmojnë mediat italiane teka raportojnë se lojtari i Intrit do të kalojë si i huazuar me të drejtë blerje, te ekipi i Ligue 1. Futbollisti ndodhet në Partis dhe vizitat mjekësore do të zhvillohen rreth orës 17:00.
Marrëveshja e transferimit është 70 milionë euro, të cilat PSG do i paguajë Interit në fundin e sezonit. Prej muajsh, Ikardi ishte i pavendosur në lidhje me të ardhmen e tij, por mesa duket, tashmë ai ka bërë zgjedhjen përfundimtare.