Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pasi arriti që të ngjisë Korabin, 2751 metra nga niveli i detit shkruan se sfida nuk ishte e lehtë, por e frymëzoi për të kaluar çdo pengesë.
“Në majën më të lartë të maleve shqiptare, mbi Korab, aty ku duket sikur prek qiellin me dorë.
Ngjitja ishte sfidë jo e lehtë, por bukuritë dhe monumentet e rralla natyrore të këtij mali madhështor, të frymëzojnë dhe të japin energji të reja për të kaluar me sukses çdo pengesë”, shkruan kreu Meta.