Kreshnik Spahiu, ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, nëpërmjet një statusi në Facebook ka ironizuar politikanët shqiptar. Nisur nga një foto e Merkel në një fast-food, Spahiu shkruan se asnjë nga politikanët apo politikanet shqiptare ‘seksi’ nuk do ta bënte këtë gjest.
“E imagjinoni dot Edi Ramën apo Lul Bashēn duke ngrënë sufllaqe?
Për femrat e politikës shqiptare nuk po bëj asnjë koment sepse në Shqipëri, me kriteret seksuale të qeveritarve tanë pervers, Merkel nuk punësohej dot as sekretare….”, shkruan Spahiu.