Një operacion i policisë italiane i quajtur “Tunnel” i zhvilluar në korrik, çoi në pranga 13 persona. Në mesin e të arrestuarve, 4 ishin shqiptarë.
Bëhet fjalë për Ajet Çapaj, Rito Meçaj, Ernard Hoxha dhe Klaidi Kaka. Këta persona akuzohet se kanë transportuar “mall” nga Ballkani, për llogari të grupit “Mangialupi”.
Në total në hetim nga autoritetet italian kanë qenë 15 persona. Ndërkohë grupi plotësohet nga dy shqiptarët që janë akoma në kërkim, Myzafer Binaj dhe Genti Kalaj.
Këta të fundit janë quajtur “fantazma” nga autoritetet italiane, për shkak se deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tyre.