Kapet peshku më i shtrenjtë në botë në fermën detare norvegjeze

0
458

Arratisja nga zona e rezervatit i kushtoi shtrenjt peshkut ton blishtblu prej 233-kilogramësh, i cili u kap duke ngrënë salmon të freskët pasi kishte çarë rrjetën e fermës  detare në rajoni Trondelag të Norvegjisë. Peshku gjigant prej 5-6 metrash mund të kushtojë deri në $140 për kilogramë në tregjet e Tokios por tashmë është futur në frigorifer, njoftonte drejtoria e peshkimit të Norvegjisë.  Toni bishtblu ndoshta mund të kërkonte të shpëtonte nga rreziku i detit të hapur, teksa rezervat e tij kanë nisur të rriten përsëri në Norvegji, pas një rënie të rrezikshme nga mbipeshkimi në vitet 1950-1960. “Rezervat e tonit bishtblu të Atlantikut po rriten dhe janë prezente në ujërat norvegjeze”, tha ministri i peshkimit Harald.Toni bishtblu i Atlantikut është më i madhi i species dhe mund të peshojë deri në 700 kg. Ai mund të arrijë një shpejtësi notimi deri në 70 km në orë. 

relates to World’s Most Expensive Fish Caught Red-Handed at Norwegian Farm

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here