Zbardhen detajet e forta/ Telefonata e mistershme para ekzekutimit të ish-policit në Tiranë, e njëjtë me atë para vrasjes së “El Padrinos”

0
394

Prokuroria ka dyshime të forta se ekzekutimi mafioz i ish-policit Santjago Malko dy netë më parë ka ndodhur për hakmarrje nisur nga e shkuara e tij si edhe mënyra si u krye vrasja.

Gjatë ditës së djeshme, u raportua se dyshimet lidhen me ekzekutimin mafioz të disa muajev më parë të Edison Harizajt në Durrës, ndaj të cilit u shkrepën më shumë se 50 plumba duke e lënë atë të vdekur në vend, ndërsa shoku i tij Genci Caca ndërroi jetë më vonë në spital.

Atë natë, Harizajt i njohur ndryshe edhe si “El Padrino” i preu rrugën një makinë dhe më pas u qëllua ndaj tij duke mos i lënë mundësi shpëtimi.

Në të njëjtën skemë ndodhi edhe ekzekutimi i Santjago Malkos dy netë më parë, gjë e cila dyshohet se ka të bëjë me një “kod” që grupet rivali i japin njëri-tjetrit.

Po ashtu, pak para se të ekzekutohej, Harizaj mori një telefonatë misterioze ku nga ana tjetër nuk foli askush. Të njëjtën telefonatë, sërish pa një folës nga ana tjetër mori disa orë para vrasjes edhe Santjago Malko.

Të gjitha këto, si edhe prova të tjera, bëjnë që prokuroria të dyshojë se të dyja vrasjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Edison Harizaj u ekzekutua në 7 nëntor të vitit të shkuar në Durrës përmes një atentati të mirë organizuar. Në atë vrasje dyshohet se morën pjesë pesë persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here