Detajet e trishta nga jeta e ish-policit të vrarë/ Dashuria e Deas dhe Santiagos, ngjarjet kriminale që ai la pas dhe përkushtimi ndaj fesë islame

0
528

Dea Riçku bashkëshortja bukuroshe e Santiago Malkos, ish-policit 26-vjeçar të cilit iu mor jeta mbrëmjen e djeshme, rezultoi se ka qenë efektive e repartit “Shqiponja” dhe fotot e saj u shpërndanë në mediat online duke e cilësuar si “policja më e bukur e Shqipërisë”.

Ajo hyri në Policinë e Shtetit në vitin 2014 dhe më pas, u katapultua si pjesë e repartit “Shqiponja”.

Dea dhe Santiago u njohën me njëri-tjetrin në Akademinë e Sigurisë, e më pas nisën të bashkëjetonin së bashku.

Kishte hedhur pas krahëve gjithçka nga e kaluara…Me nisjen e jetës familjare, tashmë si baba i dy fëmijëve, Santiago, siç të afërm pranë çiftit shprehen, i kishte kthyer sytë tek kërkimi i paqes përmes besimit në zot. Kishte zgjedhur të besonte në fenë islame, ndërkohë sipas familjarëve, nuk i mungonte përkushtimi dhe devotshmëria ndaj familjes së tij.

Familjarët e tyre iu bëjnë lutje mediave të mos shkruajnë gjëra të pavërteta në lidhje me jetën e çiftit, por të respektojnë dhimbjen e tyre dhe t’u referohen versionit zyrtar të shpërndarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here