Kundërshtarët e Brexit pa marrëveshje tregtare me BE kanë akuzuar sot kryeministrin Boris Johnson për “komplot” kundër parlamentit, pas njoftimit se të dyja dhomat e tij do të pezullohen për më shumë se një muaj deri në datën e ndarjes së Britanisë me BE. Mbretëresha ka aprovuar urdhrin e kryeministrit për pezullimin e parlamentit nga java e dytë e shtatorit deri më 14 tetor – vetëm 17 ditë para datës së parashikuar të Brexit. Aprovimi u dha në një sesion të Këshillit të Lartë në Balmoral megjithë kërkesën nga opozitarët Jeremy Corbyn e Jo Swinson që kërkonin takime me mbretëreshën.Kreu i parlamentit John Bercow dënoi pezullimin duke e quajtur “çmendje kushtetuese”, ndërsa ish-kancelari i vendit Philip Hammond e quajti “thellësisht jodemorkatik”.