Krimet e Rënda e transferuan në Dibër, merret më në fund vendimi për dosjen e bujshme ‘184’

0
360

Zgjidhet më në fund ngërçi me hetimin e dosjes së bujshme 184 në lidhje me dyshimet për shit-blerje të votave në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë Dibër në 2016-ën. Pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda ja delegoi për moskompetencë dosjen Prokurorisë së Dibrës, kjo e fundit ka vendosur ta regjistrojë dosjen.

Në fillim të shtatorit pritet të hidhet shorti mes dy prokurorëve. Ndërkohë, mësohet se drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës, Esmeralda Keshi (Cani), nuk do të jetë pjesë e shortit për shkak të lidhjeve familjare me një nga personat në hetim për këtë dosje. Bëhet fjalë për Arben Keshin, i cili është kushëri i bashkëshortit të kryeprokurores së Dibrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here