Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në një koncert të reperit të njohur Algjerian Abderraouf Derradji i njohur me emrin e artit Soolking, i cili për publikun shqiptar njihet për bashkëpunimin e tij me këngëtaren shqiptare Dhurata Dora “Zemër”.
Në këtë koncert që është transmetuar live në televizionin Algjerian ishte e ftuar edhe këngëtarja shqiptare Dhurata Dora. Sipas BBC, pesë persona humbën jetën kur spektatorët nisën të shtypin njëri-tjetrin. 21 persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital njoftuan gazetat vendase.
Në rrjetet sociale u shfaqën fotografitë e ekipeve të emergjencës që u vinin në ndihmë të plagosurve. Soolking konsiderohet artisti më mire në Algjeri me famë në të gjithë botën arabe me një aktivitet që e ka zhvilluar në Francë. Hiti i Soolking dhe Dhurata Dora “Zemër” ka arritur te hyjë në top listat e Francës.