Prokurorja ‘e hekurt’ sot e arrestuar, dikur simbol edhe i të burgosurve, ja çfarë shkruan në muret e qelive të burgosurit për Katica Janevan (FOTO)

0
369

Katica Janeva katër vite më parë ishte një simbol për drejtësinë në vend dhe rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet e drejtësisë.

Shpresat tek ajo i kishin edhe të burgosurit, sidomos ata që janë pjesë e proceseve të montuara nga qeverisja e kaluar.

Kjo ishte reflektuar edhe në muret e qelive të qendrës korrektuese të paraburgimit Shutkë.

Sipas INA, në një nga muret e një dhome është vizatuar kryeprokurorja e dorëhequr speciale Katica Janeva

Nuk dihet kush është autori, por Janeva deri tani ishte një shpresë për drejtësinë në Maqedoninë e Veriut, por përfshirja e emrit të saj në rastin “Reket” ka shuar shpresat edhe tek të burgosurit.

Sipas portaleve maqedonase, Janeva mund të jetë vizatuar nga ndonjë pjesëtar i grupit të Kumanovës, apo dikush tjetër që mbanin shpresat tek kjo prokurore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here