Ronaldo e pranon hapur: Messi më bëri futbollist më të mirë, e admiroj karrierën e tij!

0
400

Cristiano Ronaldo ka pranuar se të dy; ai dhe Lionel Messi, kanë përfituar nga rivaliteti i tyre i gjatë. Portugezi dhe argjentinasi kanë dominuar totalisht futbollin botëror në dekadën e fundit, duke fituar nga pesë “Topa të Artë” secili.

Dyshja ishte, gjithashtu, prodhoi rivalitet maksimal në La Liga për gati dhjetë vite, me Ronaldon që luajti për Real Madridin midis viteve 2009 dhe 2018, para se të transferohej te Juventusi.

Kjo periudhë kohore pa Barcelonën të fitonte gjashtë tituj kampioni në Spanjë, ndaj dy titujve të Real Madridit.

Ronaldo dhe të bardhët ruajtën dominimin në Europë, me katër kurora të Ligës së Kampionëve ndaj dy të fituara nga skuadra e Messit.

E gjitha kjo u shoqërua me një rivalitet të ethshëm, por Ronaldo thotë se ka shumë admirim mes të dyve. Ai beson se të dy lojtarët e kuptojnë që e kanë ndihmuar njëri-tjetrin të arrijnë lartësitë rekord.

“Unë me të vërtetë e admiroj karrierën që ai ka pasur deri më tani. Nga ana e tij, Messi ka thënë tashmë se kishte problem, kur u largova nga kampionati spanjoll, sepse është një rivalitet që ai e vlerëson, – tha sulmuesi i Juves për kanalin televiziv portugez, TVI.

– Ishte një rivalitet i mirë, që ekziston në futboll, por ky nuk bën përjashtim. Michael Jordan kishte rivalë në basketboll, Ayrton Senna dhe Alain Prost ishin rivalë të shkëlqyeshëm në Formula 1, e vetmja pikë e përbashkët midis të gjitha rivaliteteve të mëdha në sport është se ato janë të shëndetshëm. Messi më bën një lojtar më të mirë dhe anasjelltas. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme profesionale me Messin, sepse kemi ndarë të njëjtat momente për 15 vite.

Kurrë nuk kam qenë duke darkuar me të, por pse jo në të ardhmen? Unë nuk do të kisha problem ta bëja këtë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here