Korrupsion në Gjykatën e Strasburgut, 89 çështje pronash të bllokuara prej 3 vitesh, Basha mori 16.8 mln euro në kohë rekord për shembjen e pallatit

0
450

Çështja e pronave në Shqipëri duket se nuk ka për të marrë zgjidhje ndonjëherë. Kanë kaluar 30 vite nga rrëzimi i regjimit diktatorial dhe një pjesë shumë e madhe e shqiptarëve kanë ende probleme me pronat. Gjykata e Strasburgut është kthyer në një shesh-beteje mes qeverisë dhe pronarëve, por edhe kjo nuk është se po jep zgjidhje të shpejta. Ashtu siç ndodh në gjykatat shqiptare, edhe në Strasburg po hasen vonesa të shumta. Faktet tregojnë se edhe kjo gjykatë po punon me dy standarde. Për pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës vendimi u dha në kohë rekord, ndërsa për çështjet e pronave të shqiptarëve të thjeshtë çështjet zvarriten për vite më radhë. Edhe Gjykata e Strasburgut është e njëjtë me gjykatat shqiptare, ku korrupsioni është sheshit. Vjehrri i kreu demokrat Lulzim Basha përfitoi në kohë rekord 16.8 milionë euro nga shembja e pallatit, vendim ky i marrë nga Gjykata e Strasburgut. Për të hedhur më shumë dritë gazeta kontaktoi me Myrshit Vorpsin, kryetar i Shoqatës Kombëtare Pronësi me Drejtësi. Sipas tij, janë plot 89 çështje të cilat kanë qëndruar për plot 3 vjet të bllokuara, duke mos marrë asnjë zgjidhje nga Strasburgu. Vorpsi deklaroi se këto vonesa vijnë për shkak të ndërhyrjes së shtetit shqiptar, që sipas tij, dërgon një herë në 6 muaj kërkesa të pa kërkuara në drejtim të Gjykatës së Strasburgut, me qëllimin e vetëm që të mos përfitojnë pronarët e thjeshtë. “Janë 89 çështje që presin zbardhjen e vendimit. Ka kaluar një periudhë 3 vjeçare nga data që teknikisht duhet të ishte dhënë, kjo për shkak të ndërhyrjes së qeverisë shqiptare e cila ka dërguar disa kërkesa të pa kërkuara drejt Gjykatës së Strasburgut. 89 çështjet janë vlerësuara me çmimet e 2016 nga Gjykata e Strasburgut, të paktën sipas deklarimit të avokatit të shtetit në atë periudhën në nivelin e 420 milionë eurove. Ky ka qenë vlerësimi financiar i 89 çështjeve. Ndërkohë që para një viti, në të njëjtën periudhë Agjencia e Trajtimit të Pronave në bashkëpunim me Avokaturën e Shtetit ka bërë një vlerësim financiar sipas kërkesave të ligjit 133 për 89 çështje. Vlerësimi financiar që ka bërë shteti shqiptar për 89 çështjet ka qenë 32 milion euro, pra ky është ligji 133 që një pronë që vlerësohej në 2016 420 milionë euro, sipas ligjit të ri vlerësohet 32 milionë euro”, u shpreh Myrshit Vorpsi.

Dosjet e patrajtuara

se prej shumë vitesh kanë mbetur të patrajtuara 8600 dosje, të cilat janë depozituar nga pronarët shqiptarë pranë ATP. Ligji 133 është miratuar nga qeveria për kompensimin e pronave, por sipas Vorpsit ky ligj nuk sjell asnjë gjë në favor të pronarëve shqiptarë. “Ligji 133 ishte një ligj që shteti shqiptar për këtë periudhë 4 vjeçare që ka kaluar të mos merrte asnjë gjë në favor të pronarëve shqiptarë. Në 22 mars të këtij viti i ka mbaruar mandati 3 vjeçar ATP që vlerësonte 8600 dosje të patrajtuara akoma. Këto dosje janë të depozituara që nga viti i largët 2008-2009 pranë ATP dhe nga 2008-2015 shteti shqiptar dhe ATP nuk kanë bërë lëvizjen më të vogël që të vlerësonte këto vendime. Tani presin që këto vendime të shkojnë të vlerësohen pranë gjykatave shqiptare. A ka tallje më të madhe që shteti shqiptar ka bërë me pronarët? I kanë plotësuar 8600 dosje pronarët shqiptarë i kanë depozituar qysh në vitin 2008”, u shpreh kryetar i Shoqatës Kombëtare Pronësi me Drejtësi Myrshit Vorpsi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here