Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për Pjetrin, pas akuzave të PD se ky i fundit është dënuar për trafik droge në Itali. Ditën e sotme Valdrin Pjetri ka dhënë shenjat e gishtave në Shkodër.
Mësohet se Pjetri i dha shenjat tek Instituti i Policisë Shkencore në Shkodër.
Pas akuzave të shumta të bërë nga Partia Demokratike, ai dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut, i zgjedhur më 30 qershor.