Ka patur një tension pak minuta më parë në mbledhjen për konstituimin e Këshillit Bashkiak në Shkodër.
Në mbledhje ka qenë e pranishme edhe demokratja Greta Bardelli, kryetare e Këshillit të Qarku Shkodër.
Kjo e fundit ishte aty për të vëzhguar mbledhjen, ndërsa ka patur një tensionim të situatës dhe është kërkuar largimi i saj nga salla.
‘Kjo mbledhje është antikushtetuese. Do mbani përgjegjësi’, tha ajo ndërsa u largua më pas.