Policia më ‘dorë të fortë’ në Durrës e Himarë, procedohen penalisht 5 pronarë (VIDEO)

0
334

Vijon operacioni “Plazh i lirë” për lirimin e plazheve publike.

Policia bën me dije se janë liruar rreth 1000 m2 plazh publik në Himarë, i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Po ashtu janë liruar rreth 1000 m2 plazh në Durrës.  Ndërsa janë proceduar penalisht 5 persona.

Njoftimi i plotë:

Himarë-Durrës

Vijon operacioni “Plazh i lirë” për lirimin e plazheve publike.

Lirohen rreth 1000 m2 plazh publik në Himarë, i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen rreth 200 kompleteve shezlongë e çadra.

Procedohen penalisht nga Policia e Himarës 3 shtetas, pronarë të subjekteve për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pushtimi i tokës”.

Lirohen në Durrës rreth 1000 m2 plazh.

Sekuestrohen rreth 270 komplete shezlongë e çadra.

Procedohen penalisht nga Policia e Durrësit 2 shtetas , pronarë të subjekteve.

Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Policia e Himarës në bashkëpunim me Policinë e Sarandës pas kontrolleve të ushtruara në plazhin e quajtur “Krorës” në Shën Vasil, Himarë, ka konstatuar 3 subjekte tregtare, të cilat zhvillonin aktivitetet e tyre tregtare në mënyrë të paligjshme.

Policia ka sekuestruar rreth 200 komplete shezlongë dhe çadra, të cilat shfrytëzoheshin nga ana e secilit pa kasë fiskale dhe pa leje nga Bashkia Himarë. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka proceduar penalisht 3 pronarët e këtyre subjekteve: A.L., N.V., dhe A.D.

Operacioni ka vijuar edhe në Durrës, ku Policia në bashkëpunim me trask forcën e ngritur nga prefekti i qarkut në bashkëpunim me Policinë bashkiake në zonën e Katundit të Ri, në pjesën e plazhit, ka liruar rreth 1000 m2 plazh, i zaptuar në mënyrë të paligjshme nga dy pronarë subjektesh, si dhe ka sekuestruar rreth 270 komplete shezlogë e çadra.

Në përfundim të veprimeve Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës , proceduan penalisht shtetasit  D.D. e SH.P.,  për veprat penale  “Pushtimi i tokës ” dhe  “Fshehja e të ardhurave“.

Operacioni vijon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here