LSI shton dozën e sulmeve ndaj Sorecës: Shikoje në sy dështimin e reformës në drejtësi, nuk është perla e Shqipërisë

0
297

Çdo ditë që kalon, LSI po i shton edhe më shumë sulmet ndaj faktorit ndërkombëtar dhe reformës në drejtësi. Dje ishte sërish ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i cili sulmoi ambasadorin e BE-së, pas deklaratës që ky i fundit bëri lidhur me reformën në drejtësi. Soreca e ka cilësuar reformën në drejtësi si perla e Shqipërisë në një intervistë që ka dhënë disa ditë më parë. Kjo ka shqetësuar mesa duket Petrit Vasilin i cili e konsideron të kapur dhe të degraduar reformën. “Reforma që shohin të gjithë shqiptarët është shndërruar në një kapje dhe dështim që s’ka nevojë për ndonjë shkollë të madhe për tu kuptuar edhe nga shqiptari më i fundit. Nuk është perlë drejtësia që në Gjykatën e Durrësit jep dy vendime për bashkinë se e urdhëron Edi Rama duke u bërë turpi i botës. Nuk është perlë prokuroria që mbyll dosjet skandaloze, që janë të hapura nga mediat më tëhmëdha te botës”, ka shkruar Vasili në Facebook. Duke iu referuar deklaratës së Sorecës, i cili e cilësoi reformën si perlën e Shqipërisë, Vasili i kërkoi që ta shohë në sy dështimin e drejtësisë, ashtu si bëjnë mbi 83% e shqiptarëve që nuk besojnë më tek ajo. “Nuk është perlë drejtësia që në KLGJ dhe KLP mbushet me anëtarë të tyre pa asnjë integritet, falsifikatorëevazore dhe spiune të sigurimit. Nuk është perlë drejtësia që nuk vepron ndaj KQZ, që refuzon dekretet e Presidentit për zgjedhjet. Nuk është perlë drejtësia që nuk heton e dënon hajdutët e qeverisë tek Unaza e Re, teatri, koncesionet etj., etj., por dënon qytetarët e grabitur nga qeveria. Kjo lloj perle po bën të lulëzojë krimi,droga korrupsioni dhe paratë e pista dhe po e lë Shqipërinë jashtë BE”, ka thënë Vasili ditën e djeshme. Gjithnjë duke iu drejtuar hapur ambasadorit, Vasili thotë se nëse do e konsiderojmë perlë reformën, dera e Evropës për Shqipërinë do jetë gjithnjë e mbyllur. “Po ta shohësh kështu si shqiptarët, edhe reformën mund ta kthejmë te 21-22 korriku i 2016 kur u miratua, por edhe Evropës mund ti afrohemi sado pak. Ndryshe i dashur ambasador na bie që ne të mbajmë perlën dhe derën e Evropës ta kemi te mbyllur përgjithmonë përpara fytyre, por unë dua të besoj që ju nuk jeni dhe nuk paguheni këtu për këtë”, ka përfunduar ai qëndrimin e tij ndaj Soreca-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here