Një debat të ashpër ka pasur dje mes Laert Vasilit dhe Elsa Demos në studion e lajmeve në RTV Ora.
Vasili i ka kërkuar Demos të rregullojë shkrimet për teatrin, ndërsa Demo i është kthyer se shkrimet kanë qenë të gruas së tij dhe ai është në konflikt interesi.
Por nuk ka mjaftuar me kaq pasi Vasili ka deklaruar se gazetarja ka halucinacione.
Pjesë nga debati:
Demo: A mund të të bëj një pyetje?
Vasili: Ti rregullo shkrimet për teatrin.
Demo: Shkrimet për gruan tënde thua ti? Projekte për gruan tënde. Po ti po mbron projektin tënd.
Vasili: Nuk jam i martuar. Se mos merr mamanë time dhe thua Laerti është i martuar, Prandaj them ke halucinacione.
Demo: Ti po flet për një projekt që unë kam shkruar dhe ti ke marrë paratë në Ministrinë e Kulturës.
Vasili: Nuk ka qenë projekt i imi, kaq e painformuar je.
Demo: Ka qenë i shoqes tënde. Dhe ti ke luajtur. Ke konflikt interesi.