Rudinën tek filmi aq i dashur “Dy herë mat” me siguri të gjithë e mbajnë mend.
Ishte vajza që donte edhe “akullore, edhe çokollatë”.
Në fund ishte ajo që nga qyteti i Sarandës fitoi ndaj kampionit më të madh shahut në vendin tonë.
Por si duket “Rudina” pas kaq shumë vitesh?
Manjola Begolli ka mbaruar studimet për ekonomik dhe sot nuk është më aktore, por i është futur rrugës së biznesit.
Ajo pas shumë kohësh, ku edhe nuk është marrë më me aktrim, u rikthye në ekran, kur u bë pjesë e emisionit “Shiko kush luan”.
Mirëpo ndërsa vitet kanë kaluar, ajo mbetet me të njëjtë buzëqeshje fëminore.