‘Tronditet’ Zëri i Amerikës/ Pas Laura Kondës, largohet një tjetër gazetar ikonë (EMRI)

0
352

Pas largimit të Laura Kondës, një tjetër emër ka dhënë dorëheqjen nga Zëri i Amerikës. Bëhet fjalë për një tjetër figurë të njohur të VOA-s, Astrit Lulushin, i cili i ka dhënë fund karrierës së tij.

Këtë lajm e ka bërë të ditur drejtori i Zërit të Amerikës për Evropën dhe Azinë, Elez Biberaj, i cili ka falenderuar të dy kolegët e tij.

“Urimet më të mira për Laura Konda, e cila po tërhiqet pas 20 vjetësh si spiranca kryesore e edicionit televiziv “Ditari” shumë të suksesshëm të Shërbimit Shqiptar të Zërit të Amerikës. Urimet më të mira për kolegun tim Astrit Lulushi, i cili po tërhiqet pas më shumë se 30 vjet shërbimi të shquar me Shërbimin Shqiptar të Zërit të Amerikës.”- shkruan Biberaj në Facebook.

Kujtojmë se gazetarja Laura Konda e bëri publik vet vendimin për largimin nga Zëri i Amerikës gjatë emisionit “Ditari”, ku me lot në sy e me zë të dridhur tha se do shkëputej nga gazetaria. Këto largime nuk janë një hatërmbetje, por një fund për karrierën e tyre shumë të suksesshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here