Shpërthimi i memorialit në Finiq, reagon Greqia, zbardhet kërkesa urgjente për Shqipërinë

0
469

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar ashpër pas hedhjes në erë me eksploziv të memorialit të Thimio Lolit mbrëmjen e djeshme në Finiq. Athina zyrtare kërkon nga Shqipëria që të hetojë, zbulojë dhe vendosë para drejtësisë sa më shpejt autorët. “Ministria greke e Punëve të Jashtme shpreh keqardhjen dhe shqetësimin e saj për shpërthimin e monumentit dhe e dënon fuqishëm. Ngjarja sfidon minoritetin kombëtar grek dhe në fund të fundit marrëdhëniet greko-shqiptare. Duhet të hetohen menjëherë dhe autorët të vendosen para drejtësisë. Presim që pala shqiptare të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur duke rikthyer ndjenjën e sigurisë së Pakicës Kombëtare Greke. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Greke, si dhe Autoritetet Konsullore në Shqipëri, po ndjekin nga afër këtë rast” mbyllet deklarata e Athinës zyrtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here