Në orët e para të mëngjesit, në Gjirin e Lalëzit, disa persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur kasafortën e një marketi.
Në të ndodhej një shumë parash ende e papërcaktuar, dhe në afërsi të këtij marketi dyshohet se autorët kanë vjedhur dhe një automjet tip “Range Rover” në pronësi të një 55 vjeçari të cilin e kishte parkuar aty.Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.