“Sulm ne zemër, vdes presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan”. Ky është një lajm që ka qarkulluar në rrjetet sociale, që shkaktoi konfuzion, por që rezultoi të ishte i pavërtetë.
Lajmi u raportuar nga Alraees News dhe pastaj u shpërnda online, ndërkohë që Erdogan, 65 vjeç mësohet se është aktualisht me pushime.
Nga ana tjetër Pallati presidencial në Ankara, Turqi, nuk ka reaguar mbi këtë çështje.
Emri “Erdogan” ka rezultuar më i kërkuari si fjalëkyçe në Google, pas thashethemeve që kanë qarkulluar në internet mbi vdekjen e tij.
Dyshohet se thashethemet filluan pasi kurdët hynë në gjuhën hebraike të Wikipedia duke dhënë një datë për vdekjen e Erdogan.
