KLP ka marrë sot vendime për caktimin e prokurorëve të Përkohshëm në Prokuroritë e Rretheve, Krimeve të Rënda dhe në atë të Tiranës.
Kështu, Isa Jata u miratua në pozicionin e prokurorit të përkohshëm pranë Prokurorisë të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. Ndërkaq, Julian Cafka mori pozicionin e drejtuesit të përkohshëm të Prokurorisë së Gjirokastrës.
Po ashtu, u miratua me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurores Rozeta Qirjaqi në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
Kurse, prokurori Altin Dumani u vendos përkohësisht drejtues i Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda.
Gjithashtu, u miratua me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurores Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në pozicionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
Njoftimi i KLP:
Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi per caktim te perkoheshem te prokurorit Isa Jata ne pozocionin e prokurorit ne Prokurorine e Gjykates se Apelit te Krimeve te Renda.
Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi per caktim te perkoheshem te prokurorit Julian Cafka ne pozicionin e Drejtuesit ne Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster.
Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi per caktim te perkoheshem te prokurorit Altin Dumani ne pozicionin e Drejtuesit ne Prokurorine prane Gjykates se Apelit te Krimeve te Renda.
Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi per caktim te perkoheshem te prokurores Rozeta Qirjaqi ne pozicionin e Drejtuesit ne Prokurorine prane Gjykates se Apelit Korçe.
Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi per caktim te perkoheshem te prokurores Irena Çunoti, prokurore ne Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare Korçe, ne pozicionin e prokurores ne Prokurorine prane Gjykates se Apelit Korçe.