Spartak Ngjela ‘braktis’ politikën, nxjerr foton dhe bën premtimin e papritur

0
477

Avokatin Spartak Ngjela jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë në rrjetet sociale me komente mbi zhvillimet e fundit politike dhe me atë se çfarë pritet të ndodhë me krijimin e SPAK dhe të strukturave të tjera të drejtësisë, nën ndihmën edhe të amerikaneve, sikurse thotë ai.

Mirëpo sot ai ka bërë një postim krejt ndryshe. Në shenjë edhe falënderimi, Ngjela ka treguar se si një vajzë e bukur dhe e mençur po lexon librin e tij ‘Hakmarrja e një gruaje’, por lë të kuptohet se shumë shpejt do të nisë të shkruaj edhe një libër tjetër.

“Syzet e një vajze të bukur dhe të mençur, quasi grua ; mbi këtë libër… janë si një roman i ri…

Këtë po mendoj pas postimit të saj, që sapo më erdhi…”, shkruan Ngjela krahas fotos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here