A do jetë Adriatik Llalla, ‘peshku’ i parë në rrjetën e SPAK? Kreu i KLP-së bën paralajmërimin ‘bombë’ se çfarë do ndodhi në shtator

0
381

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi ka deklaruar se në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit SPAK-u do të jetë gati për të nisur punën me dosjet e nxehta. 

Në një intervistë për DW emri i vetëm që përmendi kreu i KLP-së si objekt të punës së SPAK-ut pas ngritjes ishte ai i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Duke shpjeguar se prokuroria e Posaçme do të trashëgojë 90% të portofolit të asaj të Krimeve të Rënda, Ibrahimi sqaroi se do të vijojnë hetimet për pastrimin e parave në ngarkim të ish-kreut të akuzës, Llalla. 
 
“SPAK-u fillon nga shtatori apo fillimi i tetorit. Për 15 kandidatët e SPAK, KLP do të marrë një vendim për ta emëruar sapo të kalojë vettingun. Kur kjo të ndodhë për 7 apo 8 syresh do të shpallim krijimin e SPAK dhe fillimin e funksionimit të tij.
SPAK  do të trashëgojë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rreth 90 % të portofolit të kësaj prokurorie, p.sh. do të vijojë hetimin e pastrimit të parave nga ish-Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla. Besimi i publikut tek SPAK do të sjellë kallzime të reja penale. Vetë prokurorët e SPAK, shpresoj të gjejnë guximin të aktivizojnë ҫështje të fjetura” tha ai.
 
Llalla i vendosur në listën e zezë nga SHBA-ja u vu në hetim për pastrim parash në korrik të 2018 nga Krimet e Rënda pasi la postin e Kryeprokurorit, ndërsa prej më shumë se një viti ende nuk është arritur një rezultat, hetimet ndaj tij u shtynë pak javë më parë deri në muajin shtator, kur pritet të ngrihet SPAK-u .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here