Irani ka mohuar sot pretendimet e President Donald Trump se një luftanije ameriakne në Gjirin Persik ka rrëzuqar një avion pa pilot të Iranit, në një tjetër përshkallëzim të tensioneve mes dy vendeve që disa javë më parë ishin pranë luftës. Ushtria iraniane tha se të gjithë dronët e saj janë të kthyer në baza dhe mohoi se ka pasur konfrontime me luftanijet amerikane një ditë më parë, ndërsa ministri i jashtëm iranian tha se SHBA mund të ketë rrëzuar ndonjë dron të sajin. “Nuk kemi humbur asnjë dron në Ngushticën e Hormuz dhe askund tjetër,” tha zv. ministri iranian i mbrojtjes Abbas Araghchi. Trump tha mbrëmjen e djeshme se luftanija amerikane USS Boxer rrëzoi një dron iranian që ishte afruar rreth 1,000 te luftanija dhe nuk respektoi paralajmërimet. Ai akuzoi Iranin për veprime “provokative” dhe tha se SHBA veproi në vetëmbrojtje. As Trump e as Pentagon nuk thanë sesi u rrëzua droni, ndërsa rrjeti CNN tha se luftanija kishte përdorur zhurmues elektronik për ta ulur, pa e goditur.
