Bolton: Kosova dhe Serbia të rifillojnë sa më shpejt dialogun

0
361

Këshilltari i Presidentit të SHBA për Siguri Kombëtare, John Bolton, në takimin e tij me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç tha se SHBA mbështet dialogun. Ai gjithashtu ka thënë se administrata aktuale e SHBA është e vendosur për të mbështetur dialogun e vazhdueshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës që është nën kujdesin e Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme të BE. Ai u shpreh se është i vendosur për të ngritur atë bashkëpunim në nivel më të lartë sidomos duke pasur parasysh aleancën e të dy vendeve në dy luftëra botërore, thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë. Bolton u pajtua me vlerësimin e ministrit Daçic rreth nevojës së ngritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë dhe theksoi në mënyrë specifike se përkrah dialogun midis dy vendeve. Kreu i diplomacisë serbe e përdori takimin për të shprehur vendosmërinë e Serbisë, si garantues i sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Për t’i forcuar më tutje marrëdhëniet Serbi – SHBA, Daçic shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar hapur ndërmjet vete. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here