Google search engine
Home Aktualitet Tiranë/ Plas keq sherri në urban, bënë faturinon për spital dhe ‘u...

Tiranë/ Plas keq sherri në urban, bënë faturinon për spital dhe ‘u përplasën’ me policinë, ka të arrestuar

0
371

Dy persona janë arrestuar në kryeqytet, pasi dhunuan faturinon e linjës së autobusit Kinostudio- Kombinat dhe kundërshtuan punonjësit e policisë.  Mbrëmjen e djeshme, në rrugën e “Dibrës” në Tiranë, në autobusin e linjës-Kinostudio- Kombinat dy personat me inicialet A.T. dhe F.K. pas një konflikti të çastit kanë dhunuar faturinon e linjës së autobusit. Drejtuesi i autobusit kur ka parë dy punonjës të policisë rrugore  që ishin me shërbim në afërsi të spitalit “Nënë Tereza”, ka ndaluar autobusin dhe ka kërkuar ndihmën e tyre. 

Punonjësit e Policisë rrugore kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar konfliktin, por  dy të rinjtë A.T. 24 vjeç,  dhe F. K. 20 vjeç, banues në Tiranë, kundërshtuan  me dhunë edhe punonjësit e policisë, por u prangosën.  Ata akuzohen për “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here