Google search engine
Home Aktualitet Skenaret ‘e frikshme’ të opozitës, Rudina Hajdari mban premtimin, bën lëvizjen e...

Skenaret ‘e frikshme’ të opozitës, Rudina Hajdari mban premtimin, bën lëvizjen e radhës

0
399

Deputetja Rudina Hajdari do të investojë rrogën e saj për shkollën “Shejnaze Juka”.

Kësaj shkolle, e cila u përdor si KZAZ në Shkodër, pak javë më parë iu vu flaka nga mbështetësit e opozitës, të cilët kundërshtonin zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndërkohë, Hajdari shprehet, se disa ditë pasi ndodhi kjo, ajo ka vizituar nga afër shkollën, me qëllimin për të investuar rrogën e saj për riparimin e dëmtimeve.

Komenti i plotë

Me datë 05.07.2019 vizitova shkollën “Shejnaze Juka” me qëllimin për të investuar rrogën time në ambjentet e shkollës pas ngjarjes së datës 18.6.2019.

Pas vizitës time u konstatua se pas investimit të bërë nga Bashkia Shkodër, nuk ishte i nevojshëm një investim tjetër i këtij lloji.

Pas bisedimeve me drejtorin e shkollës, Z. Kolë Shiroka u pa e arsyeshme që shuma e parashikuar nga paga ime të shkojë për librat artistikë, të cilat janë të integruar në kurrikalat mësimore, të vlefshme për të tre vitet e gjimnazit, t’i shtohen bibliotekës së shkollës. Këto libra do të shërbejnë si për 500 nxënësit që janë aktualisht të rregjistruar në shkollë, ashtu edhe për brezat e tjerë që do vijnë në vitet e ardhshme. Duke qenë libra, të cilat janë të detyrueshëm të lexohen për gjatë 3 viteve shkollore, të gjithë nxënësit që nuk kanë mundësinë të pajisen me libra do të kenë akses falas në bibliotekë për të tërhequr librin që u nevojitet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here