Është bërë publike lista e kandidatëve të PS për këshillin bashkiak të Elbasanit.
Prezantimi i saj është njoftuar se do të bëhet këtë të mërkurë pasdite nga vetë kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe kandidati për kryetar i bashkisë Elbasan Gledian Llatja.
Sipas burimeve konfindenciale në këtë listë janë përfshirë personalitete nga fusha të ndryshme nga arsimi, shëndetësia, shkenca, Universiteti i Elbasanit dhe jo vetëm që gëzojnë respektin maksimal të komunitetit elbasanas.
Mes dhjetëra propozimeve të spikatura, PS ka dërguar në KQZ 51 kandidaturat e saj. Ndër to veçohen kreu aktual i Qarkut Bukurosh Stafa, Serafin Papa, Dekania e Fakultetit Ekonomik Imelda Sejdini, Sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës Eva Bica, ish-kryebashkiaku Hysen Domi, Pedagogët Hektor Çiftja, Arbër Gjeta, Majlinda Peza si dhe anëtaret e këshillit aktual, Irena Palloshi, Luiza Popja, Brunilda Fingo, Ymer Tola si dhe Ana Muça, Jana Sinani, Lytfi Lala, Rovena Islami, Enerjeta Ferra dhe plot emra me reputacion.