Aurela Gaçe është një ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare, këngët e së cilës janë kthyer në hite dhe ajo numëron mijëra ndjekës në profilin e saj në Instagram.
Pak më parë, ajo ka ndarë me fansat në profilin e saj një foto epike, ku shpjegon me humor arsyen pse nuk vesh rroba firmato.
“Nuk mbaj firma se jam firmë vetë.”- shkruhet në bluzën që këngëtartja mban veshur, ku dallohen edhe inicialet e saj.
“E thjeshtë, e pastër, pambuk po e po as bëhet llaf”- shkruan Aurela krahas fotos që ka shkrirë së qeshuri ndjekësit e saj.