Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim sot me aleatët ku ka diskutuar dhe për datën e mundshme për protestën kombëtare të opozitës.
Burime bëjnë me dije se janë diskutuar dy data, 25 Maji ose për 1 Qershori, por nuk është vendosur akoma. Po ashtu, do të vijojnë organizimet e protestave lokale, veç asaj kombëtare.
Kujtojmë që në një deklaratë për median, pas takimit të aleatëve me Bashën, Dashamir Shehi u shpreh për median se nuk po protestohet për protestë, por për gjetjen e një zgjidhje në të mirë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.
Ndërsa Basha i bëri ftesë dje ndërkombëtarëve që të negociojnë për gjetjen e një zgjidhje për krizën.