Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se revolta mbarëkombëtare e Sali Berishës, dështoi dhe sipas tij Rama po përpiqet ta shpëtojë sepse ka frikë për lidershipin e ri që mund të dalë nga PD.
“Brezi i ri i të djathtës klasike shqiptare ka studiuar i gjithi jashtë, në Perëndim. Dhe sot është në nivel shumë të lartë. Ata duhen grupuar urgjentisht në lidershipin e Partisë Demokratike. Nëse Berisha e bën këtë, Partia Demokratike fiton që në këto zgjedhje. Po, a e bën dot Berisha këtë. Nuk ka rrugë tjetër, se çdo shmangie nga kjo rrugë e zhyt Berishën në humnerë’, shprehet avokati.
Komenti i plotë nga Ngjela:
Amerika i mundi të dy: edhe Berishën, edhe Ramën.
Rruga e revoltës mbarëkombëtare e Sali Berishës, dështoi. Rama tani po vjen vërdallë për të “shpëtuar” Berishën se ka frikë me tmerr se mos del lidership i ri në Partinë Demokratike.
Pyetja është: A do t’ia dorëzojë Sali Berisha të djathtës klasike Partinë Demokratike?
Kjo në fakt është e vetmja rrugë pragmatike për lehtësimin e të ardhmes së Sali Berishës.
Berisha gaboi rëndë kur Partinë Demokratike nuk e la në dorë të së djathtës antikomuniste. Tani është në fakt Berisha ai që ndodhet në pasojën e gabimit të tij. Rruga e tij dështoi.
Brezi i ri i të djathtës klasike shqiptare ka studiuar i gjithi jashtë, në Perëndim. Dhe sot është në nivel shumë të lartë. Ata duhen grupuar urgjentisht në lidershipin e Partisë Demokratike
Nëse Berisha e bën këtë, Partia Demokratike fiton që në këto zgjedhje. Po, a e bën dot Berisha këtë. Nuk ka rrugë tjetër, se çdo shmangie nga kjo rrugë e zhyt Berishën në humnerë.
Politika amerikane i mundi që të dy: edhe Ramën, edhe Berishën. Deri tani Berisha donte të sakrifikonte partinë për të shpëtuar veten. Gabim trashanik!
Tani është koha që Partia Demokratike, e ristrukturar djathtas dhe me perëndimorët e ngritur kulturalisht të së djathtës historike shqiptare, e lehtëson shumë gjendjen me rrezik të Sali Berishës.
Po, a është në gjendje ta kuptojë Berisha këtë?