Lirohen nga burgu 2 anëtarë të grupit ‘Bajri’.
Mësohet se gjykata ka dhënë sot masën ‘arrest shtëpie’ për Denis Brajoviç dhe Klaudio Hoxhalliu.
Ky i fundit është pronari i ambientit ku u arrestua Safet Bajri, disa muaj më parë.
Trupa gjykuese ka deklaruar gjatë seancës së sotme se nuk provohet akuza për ‘përkrahje të autorit’ ndaj dy të pandehurve.
Si rrjedhojë ndaj tyre u vendos ndryshimi i masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’.