Thellohet skandali/ Në grabitjen e zviceranëve nga këngëtarja e njohur shqiptare e përfshirë edhe një zyrtare e Ambasadës?

0
555

Thellohet skandali i reperes Loredana Zefi dhe familjarëve të saj në Zvicër. Nga 900 mijë franga të raportuara në median zvicerane, 200 mijë franga vëllai i Loredanës, Bekim Zefi, mësohet se ia kishte marrë një zvicerane të cilën e kishte njohur gjatë qëndrimin te vëllai tjetër, Arsim Zefi.

“Gjatë periudhës sa ka jetuar në Zvicër, Bekim Zefi ka njohur një zvicerane dhe asaj ia ka marrë 200.000 franga, me arsyetimin se e ka nënën e sëmurë. Ky kishte rezultuar mashtrim dhe me ato të holla ishte mbështetur Arsim Zefi, i cili ishte gati të bankrotonte, sepse firma e tij për pastrim të banesave nuk shkonte mirë”, ka thënë një burim i afërt me rastin.

Po ashtu, mësohet se autoritetet zvicerane janë duke e hetuar edhe përfshirjen e një femre me inicialet B.Z., bashkëshorte e vëllait të reperes Loredana Zefi, shkruan Kosovarja.

Ajo po dyshohet se i ka fshehur të gjitha ankesat që Patricia Hyenen i kishte dërguar në e-mailin zyrtar të Ambasadës së Kosovës në Zvicër për këtë rast.

Ballkani.info i ka siguruar disa nga këta emaile të Patricia Hyenen.

Policia zvicerane tashmë e ka arrestuar reperen e njohur kosovare, Loredana Zefi.

Autoritetet e drejtësisë atje kanë konfirmuar se reperja dyshohet për mashtrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here