“Mos ma prekni motrën”, përplasje të forta mes policisë dhe pronarëve në Shëngjin (Video)

0
379

Aksioni i IKMT-së  për shembjen e kioskave në Shëngjin që ka nisur dy ditë më parë, ka nxitur revoltim tek pronarët e këtyre bizneseve.

Disa nga pronarët pretendojnë se i kanë me letra të rregullta këto biznese.

Një grua e cila ka kundërshtuar prishjen e biznesit të saj dhe ka pasur disa përplasje fizike me Policinë është shoqëruar në komisariat.

Në videon e mëposhtme shihet gruaja që është shoqëruar identiteti i së cilës nuk dihet ende dhe bashkë me të ka qenë dhe vëllai i saj që është shprehur: Mos ma prekni motrën!

Janë gjithsej 40 kioska me leje dhe pa leje që janë planifikuar të prishen nga IKMT. Ndërhyrja ka nisur në zonën e Kunës për të vijuar më pas në të gjithë vijën bregdetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here