Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit, koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”.
Ky koalicion, i cili në përbërje ka 21 parti udhëhiqet nga Partia Socialiste.
2 muaj para zgjedhjeve të 30 qershorit, Partia Socialiste nënshkroi koalicionin ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’ me 21 partitë aleate.
Koalicioni i majtë u premton partive aleate mbrojtje të votës.
Në dokument thuhet se partitë nënshkruese të këtij dokumente formojnë me vullnet të plotë politik Koalicionin Zgjedhor “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe se objektivi i Koalicionit është fitorja e zgjedhjeve administrative të 30 qershorit 2019. Po kështu theksohet se Dhuna mbi zgjedhjet dhe përsëritje e skenarëve të vitit ’96 mbi vullnetin e zgjedhësve nuk do të tolerohet jo vetëm nga qytetarët dhe organet shtetërore, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar.