Ngushtimi i Schengen, Macron ‘trondit’ me deklaratën dhe shuan shpresa: Nuk ka më marrëveshje

0
403

Macron ka sugjeruar më pak vende në zonën Shengen pasi sipas tij kjo zonë duhet të bazohet në “përgjegjësi dhe solidaritet”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë një konference në pallatin presidencial ka bërë një deklaratë të fortë  duke sugjeruar një ndryshim të madh hapsirës Shengen. Sipas Macron zona Shengen duhet të jetë më e sigurtë dhe lëvizja e lirë brenda shteteve anëtarë duhet të kufizohet.

“Do të ishte më mirë të kishim më pak vende në zonën Shengen. Nuk kam dëshirë të shikojë  në vendet e Shengenit vende të cilat janë të kënaqur me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, por nga ana tjetër duan t’i shmangen përgjegjësive që shoqërojnë këto privilegje”, tha Macron.

“Marrëveshjet e kufijve të përbashkëta, Shengen dhe Traktati i Dublinit nuk funksionojnë më“, ka deklaruar më pas Macron.

 Ai gjithashtu argumentoi se zona Shengen duhet të reformohet në mënyrë që ajo të bazohet në “përgjegjësi dhe solidaritet”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here