Taulant Balla: Mikja e ngushtë e Bashës propozoi rikthimin e vizave me Holandën, BE nuk do e bllokojë lëvizjen e shqiptarëve

0
324

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se propozimin në Parlamentin holandez për rikthimin e vizave e hodhi mikja e ngushtë e kreut demokrat Lulzim Basha. Gjatë një interviste televizive, ai ka hedhur poshtë pretendimin e Holandës, duke thënë se kriminaliteti nuk ka ardhur pas regjimit të vizave, por ka qenë prezent edhe më parë, duke theksuar se jo në nivele siç raportohet tani nga disa deputetë holandezë. Balla tha se numri i azilkërkuesve ka rënë dhe në këtë mënyrë BE nuk do të rikthej përsëri regjimin e vizave. “Parlamenti i Holandës funksionon më ndryshe se tek ne, çdo deputet ka mendimin e tij. Deputetja që e propozoi rezolutën është mike e ngushtë e Lulzim Bashës. Populistët po përdorin çdo mjet, që të denigrojnë kombin shqiptar. Lidhur me këtë rezolutë. Nuk janë shqiptarët grupi problematik i krimit në Holandë. Kriminaliteti i shqiptarëve që jetojnë në Holandë është 20 herë më pak se i polakëve. Ajo që e bënë shqetësuese është reagimi i turpshëm politik që ndodh në Shqipëri. Frenat e dorës nga BE për regjimin e vizave ngrihen vetëm kur ka azilkërkues, ky ka rënë. Por, së bashku me këtë ka rënë edhe kriminaliteti. Reagimi zyrtar i Holandës qetësoi shpirtrat e trazuar”, tha Balla. Kreu i grupit socialist u shpreh se politika shqiptare po reagon shumë ashpër kundër vendit të vet, duke theksuar se marrëdhënia mes dy vendeve është e mirë. “Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer mes të dyja vendeve. Ajo që është për të ardhur keq, është reagimi antishqiptar nga politika në vend. Basha lobon në Holandë për këtë, por ky lobim nuk ka për ta dëmtuar Shqipërinë. Zyra e kryeministrit është në kontakt të vazhdueshëm, ndërsa vendi ynë ndodhet në një fazë shumë të rëndësishme dhe kjo është kyçe në hapjen e negociatave. Shqetësimi për krimin ka qenë edhe kur nuk ka patur viza. Shqiptarët nuk janë në vend të parë, por të parët janë vetë holandezët. Nuk jemi në një situatë alarmante. Ky propozim dhe kjo rezolutë i shkon qeverisë dhe më pas i përcillet BE-së. Kjo nuk ndikon, aspak, zero tek vizat”, tha Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here