Pas pezullimit të Mynyr Konit, ministrja Shahini cakton rektorin e përkohshëm

    0
    382

    Pas pezullimit të Mynyr Konit nga posti i rektorit të Universitetit të Tiranës, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka emëruar Bernard Dostin përkohësisht në këtë detyrë.Dosti, aktualisht zëvendësrektor në Universitetin e Tiranës, do të mbajë këtë pozicion deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë. Koni u pezullua nga Shahini më 12 prill, për shkak “të shkeljeve të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës”, ndërsa ka kërkuar edhe shkarkimin e tij nga Presidenti Ilir Meta.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here