“Do ruajmë anonimatin”, SHÇBA apel të fortë shqiptarëve: Mos heshtin përballë…

0
420

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat u bën apel qytetarëve të mos ngurrojnë për të denoncuar çdo problem apo ankesë që kanë kundrejt punonjësve të policisë.

Mëngjesin e sotëm, SHÇBA ndërgjegjëson shqiptarët të mos heshtin përballë shkeljeve dhe padrejtësive.

“SHÇBA ka si mision të tij garantimin e zbatimit të ligjit, mbrojtje e interesave të ligjshëm të shtetit, si dhe të drejtave të shtetasve, nga veprimet dhe mosveprimet e kundërligjshme të punonjësve të strukturave, pavarësisht nga funksioni dhe grada. Për çdo ankesë lidhur me abuzime, shkelje të ligjit apo sjellje të pahijshme nga punonjes të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo shërbimit Zjarrfikës, kontaktoni SHÇBA në numrin e gjelbër (Pa Pagesë) 0800 90 90, ose dërgoni email në adresën ankesa@shcbe.gov.al”- ben thirrje SHÇBA.

Ajo thekson me tej se “garanton se do të ruajë anonimatin, si edhe trajtoje denoncimin tuaj me seriozitet, profesionalizëm dhe vëmendje maksimale”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here