Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se PD e dinte që ndërkombëtarët nuk do ti mbështesnin në vendimin e tyre për djegien e mandateve. Berisha ka shtuar se u kishte thënë dhe deputetëve të PD se ndërkombëtarët nuk do ta zyrtarizonin kurrë vendimin, por mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë vendimit të tyre.
‘Nuk duhet të mendojmë se do të na mbështesin kurrë me këtë vendim që kemi marrë. Ne me këtë vendim u qartësojmë ndërkombëtarëve se dialogu me ta është konstant. Zyrtarisht ndërkombëtarët nuk e mioratojnë vendimin tonë. Mediat botërore i kanë dhënë mbështetje historike opozite. Ato e kanë quajtur stina e opozitës dhe farsa ndërkombëtare’, ka thënë ish-kryeministri.